Detaje rrëqethëse kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e Elis Rroshkodolit, 36-vjeçarit që iu mor jeta në mënyrë misterioze në gusht të vitit 2024. Tani, me zërin e dridhur dhe shpirtin e gjymtuar, nëna e tij thyen heshtjen në një dëshmi që të lë pa frymë.
Ajo, një grua që prej vitit 1986 jeton në Shkodër, është një nënë që ka parë vdekjen të rrëmbejë gjithçka. Bashkëshortin ia vranë në vitin 1993. Një nga djemtë iu shua tragjikisht në një aksident 12 vite më parë. E vetmja dritë që i kishte mbetur, Elisi, u shua brutalisht në rrethana ende të errëta.
“Elisi ishte djali im i fundit… i vetmi që më kishte mbetur gjallë,” – rrëfen ajo me dhimbje. Ai ishte një djalë i heshtur, i mbyllur në vetvete. Jetonte mes Shkodrës, Elbasanit e Korçës, gjithnjë i përkohshëm, gjithnjë në lëvizje.
Në Elbasan kishte qëndruar në një hotel në hyrje të qytetit, së bashku me një mik me emrin Krist. Kishte lidhje shoqërore edhe në Korçë, por gjithmonë dukej si një udhëtar i përkohshëm, që s’kishte rrënjë askund.
Dëshmitë tregojnë se Elisi po përgatitej të largohej jashtë Shqipërisë. Kishte aplikuar për pasaportë dhe shpresonte të niste një jetë të re, larg errësirës që dukej se e ndiqte. Ishte pa shqetësime të dukshme, nuk ankohej, nuk fliste shumë.
Ditët e fundit i kishte kaluar kryesisht në Shkodër. Çdo mëngjes zgjohej rreth orës 11:00 dhe dilte për të pirë një kafe në lagje, zakonisht me mikun e tij, Indritin Bekteshin.
Një rutinë e qetë në pamje të parë, por qw vwshtirw tw kuptohet nwse fshehte diçka.
E megjithatë, askush nuk e priste që rruga e tij do të mbaronte me një vrasje që ende tw pa zbardhur.







