
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 21 vjeçare është abuzuar seksualisht nga një shtetas i huaj i cili e kishte punësuar si dizajnuese për bizhu, punë që aktivitetin e kishte online, por kryhej në banesën e tij të marrë me qira në rrugën ‘’Bogdanëve’’,
E reja ka kallëzuar shtetasin e huaj M.F, 48 vjeç se teksa ndodhej në banesë për të ushtruar aktivitetin e punës më 1 dhjetor 2025, ky i fundit kishte abuzuar seksualisht me të duke kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj.
21 vjeçarja ka treguar në polici se marrëdhënia kishte vijuar detyrimisht pasi e kishte shantazhuar se do u tregonte familjarëve të saj. Versus.al

