AKTUALITET /

Tmerroi banorët duke qëlluar me kallashnikov, arrestohet 40 vjeçari në Maliq, pranga dhe shtetasit grek

Greku që u arrestua, ndodhej së bashku me autorin në momentin kur ky i fundit hapte zjarr me kallashnikov.

Shkruar nga Versus

Tmerroi banorët duke qëlluar me kallashnikov, arrestohet 40

Korçë- Një 40 vjeçar me inicialet K.A është arrestuar nga policia në fshatin Orman të Maliqit pasi ka terrorizuar banorët e zonës duke qëlluar me kallashnikov dhe duke rrezikuar jetën e tyre.

Në vendngjarje për arrestimin e tij mbërritën forcat ‘’Shqiponja’’. gjatë kontrollit në banesë iu gjetën fara kanabisi dhe një aparat për gjetjen e metaleve, ndërsa kallashnikovi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u arrestua edhe  shtetasi grek D. P., 48 vjeç, banues në Athinë, i cili ishte bashkë me 40-vjeçarin në momentin kur ai qëllonte me armë zjarri. Ndërkohë, 40 vjeçari i arrestuar kishte precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje dhe kultivim kanabisi. Versus.al

Poll