AKTUALITET /

Tritoli në mjetin e Oltjon Klosit, 7 të arrestuar! Urdhri u dha nga personazhi i rrezikshëm në burgun e Fushë Krujës

Sabah Nuzi, vrasësi i Klevis Lleshit në 2020-ën dyshohet të ketë qenë porositësi i atentatit me tritol në mjetin e Klosit 6 ditë më parë.

Shkruar nga Versus
Tritoli në mjetin e Oltjon Klosit, 7 të arrestuar! Urdhri u dha nga
Oltjon Klosi

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mëngjesin e 10 marsit në rrugën ‘’Vasil Ndoçka’’ në Tiranë ku shpërtheu me tritol automjeti në pronësi të Oltjon Klosit, 36 vjeçarit me precedentë të mëparshëm.

Në pranga kanë rënë 7 persona me precedentë të theksuar kriminalë të cilët kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar.

Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i:

Jurgen Gjonaj, 32 vjeç, Renato Balla, 25 vjeç, K. A., 24 vjeç dhe E. L., 27 vjeç, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim;

shtetasit G. K., 29 vjeç, D. H., 34 vjeç dhe G. M., 19 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim. Urdhri për vendosjen e tritolit u dha nga burgu i Fushë Krujës, nga 33 vjeçari Sabah Nuzi i burgosur për vepra të rënda kriminale.

Personi që shpërtheu tritolin ka qenë J.G, 32 vjeç, ndërsa është ndihmuar nga tre të tjerë që i kanë dërguar fotot dhe vendndodhjen e makinës së dëmtuar, biçikletën që përdori autori, banesën ku u strehua dhe sasinë e tritolit të vendosur.

Më pas G. K., 29 vjeç, D. H., 34 vjeç dhe G. M., 19 vjeç, kanë transportuar me automjet, më datë 10.03.2026 autorin e vendosjes së eksplozivit, shtetasin J. G. Dyshohet se shkak për vendosjen e tritolit janë bërë konfliktet mes personave të përfshirë dhe shënjestrës i cili jetonte mes Spanjës dhe Shqipërisë. Versus.al

Poll