AKTUALITET /

E rëndë në Durrës, dy të rinj të vrarë pas konfliktit në karburant! Zbardhet dinamika e krimit (EMRAT)

Policia ka shpallur në kërkim D.P i cili i doli në mbrojtje shokut të tij që u vra nga Flori Paluçi. Për pasojë edhe ky i fundit mbeti i vrarë në vendngjarje.

Shkruar nga Versus

E rëndë në Durrës, dy të rinj të vrarë pas

Durrës- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin bregdetar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, kur dy të rinj u vranë me armë zjarri në zonën e Manzës.

Krimi i rëndë ka ndodhur rreth orës 01:45 pranë një karburanti në Manëz ku mes të rinjve ka patur një konflikt banal. Policia njofton se viktimat janë Aranit Kurti, 23 vjeç dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Dinamika e krimit

Mësohet se fillimisht F.P, 33 vjeç ka vrarë me armë zjarri 23 vjeçarin A.K. Pas kësaj, 21 vjeçari D.P ka vrarë 33 vjeçarin dhe është arratisur. Policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të krimit shokues. Versus.al

Poll