AKTUALITET /

Turisti anglez u mbyt nga rrëzimi në Jet Ski, Gjykata e Durrësit liron pronarin e pikës me qira

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për Luis Xhumarin, pronarin e një pike që jep mjete lundruese me qira (Jet Ski), pas tragjedisë ku humbi jetën një turist britanik.

Shkruar nga Versus
Foto ilustruese

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për Luis Xhumarin, pronarin e një pike që jep mjete lundruese me qira (Jet Ski), pas tragjedisë ku humbi jetën një turist britanik.

Ngjarja ndodhi të dielën, kur Silvester Dheug, 34 vjeç, nga Anglia, ra nga Jet Ski-u që kishte marrë me qira në bregdetin e Durrësit dhe u mbyt. Mjeti nuk ishte i shoqëruar nga një instruktor profesionist dhe sipas hetimeve paraprake, nuk ishin respektuar standardet e sigurisë për aktivitetin e ofruar.

Luis Xhumari akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, një vepër që lidhet ngushtë me mosgarantimin e sigurisë së klientëve në aktivitetet detare. Versus.al

Poll