AKTUALITET /

U bllokua nga rrëshqitja e dherave, nesër do të hapet qarkullimi në aksin Qukës–Qafë Plloçë

Shkruar nga Versus

U bllokua nga rrëshqitja e dherave, nesër do të hapet qarkullimi

Nesër do të fillojë qarkullimi i mjeteve në aksin rrugor Qukës – Qafë Plloçë, pasi disa ditë më parë u bllokua për shkak të rrëshqitjeve masive të dherave.

Raportohet se qarkullimi do të lejohet vetëm për mjetet që kanë destinacion fshatrat e Pogradecit që lidhen me këtë rrugë ndërkohë duhet theksuar që është bërë largimi i gjithë masivit shkëmbor që ra dhjetë ditë më parë si shkak i shirave dhe motit të keq që përfshinë qarkun e Korçës.

Kompania kontraktore është duke pastruar rrugën nga balta ndërsa mjetet me destinacion Elbasanin apo anasjelltas me drejtim Korçën do të vijojnë qarkullimin normal ditën e nesërme.

Herë pas here ka pasur problematika të shumta sa i përket rrëshqitjeve të dherave dhe shkëmborëve nga skrapatat gjë që ka çuar në bllokimin e rrugës./Versus.al

Poll