AKTUALITET /

U ekstradua nga Spanja, Lul Berishës i komunikohet masa e sigurisë, akuzohet për 3 vrasje e plagosje

Shkruar nga Versus

U ekstradua nga Spanja, Lul Berishës i komunikohet masa e sigurisë,

Gjykata e Posaçme (GJKKO) i ka komunikuar masën ‘arrest me burg’, ish-kreut të bandës së Durrësit Lulzim Berisha i cili dy ditë më parë u ekstradua nga Spanja.

Ndaj tij rëndojnë akuza për ngjarje të ndodhura në vitet 2004-2005 me tre të vrarë e tre të plagosur. Ai u arrestua në Spanjë në dhjetor të vitit 2023 ndërkohë që në 2020-ën, Gjykata e Posaçme caktoi ndaj Berishës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja në rrethana cilësuese”.

Fillimisht u shpall në kërkim në 2020-ën për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, vrasje të vitit 2005, të cilët u zbardhën 15 vite më vonë. Për vrasjen e Lames, fillimisht çështja u pushua për mungesë provash, ndërsa aktualisht ishte në kërkim vetëm për Klodian Saliun, i cili u vra në rrugën Durrës-Maminas, në fshatin Koxhaj teksa po lëvizte me makinën “Mercedes Benz”.

I njohur si “ish-kreu i bandës së Durrësit”, Lulzim Berisha fillimisht u dënua me burgim të përjetshëm për krime të kryera në vitet 1998-2000, por arriti ta ulta në 25 vjet burg me vendim të Gjykatës së Lartë në vitin 2014. Vetëm dy vite më vonë, në 2016-ën arriti të dilte nga burgu me arsyetimin e sjelljes së mirë dhe uljen e 5 viteve të burgut pasi ¾ e dënimit ishte kryer. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: