AKTUALITET /

'U fut për të hedhur rrjetat...'/ Mbytet peshkatari në Lumin Mat, shoku që ishte me të bën kallzimin në polici (EMRI)

Sipas Policisë së Lezhës, ngjarja ndodhi rreth orës 13:40, kur një qytetar nga Rrubiku, P. N., raportoi se shoku i tij, Ded Qoku, kishte hyrë në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe më pas nuk ishte parë më të dilte në sipërfaqe.

Shkruar nga Versus

'U fut për të hedhur rrjetat...'/ Mbytet peshkatari në

Një incident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në lumin Mat, ku dyshohet se një person ka humbur jetën gjatë një aktiviteti peshkimi.

Sipas Policisë së Lezhës, ngjarja ndodhi rreth orës 13:40, kur një qytetar nga Rrubiku, P. N., raportoi se shoku i tij, Ded Qoku, kishte hyrë në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe më pas nuk ishte parë më të dilte në sipërfaqe.

Pas marrjes së njoftimit, forcat e rendit u drejtuan menjëherë në vendngjarje dhe nisën operacionin e kërkimit. Ndërkohë, pritet ndërhyrja e ekipit të palombarëve të RENEA-s për të ndihmuar në lokalizimin dhe gjetjen e trupit.

Grupi hetimor ndodhet gjithashtu në terren dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike./Versus.al

Poll