AKTUALITET /

U kapën dje në Durrës bashkë me “Akilin”, ADN e vëllezërve Xhani u gjet në vendin ku u vra biznesmeni

Shkruar nga Versus
U kapën dje në Durrës bashkë me “Akilin”, ADN e
Viktima, biznesmeni Bujar Nasufi

Ditën e djeshme gjatë operacionit “Enigma” u arrestua Xhevdet Plaku i njohur me nofkën “Akili” dhe 6 persona të tjerë të shpallur në kërkim për vrasje dhe vepra të tjera penale.

Mes të arrestuarve ishin edhe vëllezërit përmetarë Voltan dhe Jugert Xhani të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi mbrëmjen e 12 janarit të 2025-ës në afërsi të zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta” në Tiranë.

Mësohet se profili i ADN që e provon përfshirjen e tyre është gjetur në një dorezë gjysmë të djegur. Vëllezërit dyshohet se kishin një konflikt me biznesmenin për shkak të një prone që babai i tyre i kishte shitur. Përplasja mes tyre ka qenë e fortë dhe e vazhueshme.

Pas zbulimit të profilit të ADN u mor edhe kampion i nënës së dy vëllezërve me qëllim krahasimin për të zbuluar provën kryesore kundrejt tyre. Nasufi u qëllua për vdekje pranë banesës së tij në sytë e gruas, teksa po parkonte automjetin. Versus.al

Poll