AKTUALITET /

U kritikua nga Rama për situatën në qytet, kryebashkiaku i Vlorës: Duhen njerëz që punojnë!

Kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, i cili është kritikuar nga Kryeministri Rama për situatën në qytet, ka treguar angazhim të shtuar duke qenë i pranishëm vetë në terren.

Shkruar nga Versus
U kritikua nga Rama për situatën në qytet, kryebashkiaku i
Ermal Dredha

Pas dorëheqjes së 21 drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, Task Forca për lirimin e hapësirave publike ka zbarkuar në terren me një operacion të gjerë, që ka si qëllim rikthimin e zonave publike në përdorim të qytetarëve. Në këtë aksion janë përfshirë strukturat e bashkisë dhe policisë bashkiake, të mbështetura nga forcat e policisë së Vlorës dhe njësitë e FNSH-së së Fierit.

Kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, i cili është kritikuar nga Kryeministri Rama për situatën në qytet, ka treguar angazhim të shtuar duke qenë i pranishëm vetë në terren.

“Nuk do të ndalemi derisa të rikthejmë çdo metër katror të hapësirës publike për qytetarët. Ky është një proces i pandalshëm”, deklaroi Dredha.

Ky aksion pason direktivat e dhëna nga kryeministri Edi Rama tre ditë më parë. Në lidhje me dorëheqjet e disa drejtuesve të institucioneve në bashki, kryebashkiaku u shpreh se përgjegjësia për problemet në qytet i përket ish-drejtorëve.

“Kemi nevojë për një administratë që punon me përkushtim maksimal. Do të bëjmë një vlerësim të thelluar për punën e çdo drejtuesi dhe do të sjellim emra të rinj që kuptojnë rëndësinë e shërbimit ndaj qytetit”, tha ai.

Aksioni pritet të vazhdojë me intensitet edhe në ditët në vijim, si pjesë e një plani më të gjerë për përmirësimin e cilësisë së jetesës në Vlorë dhe rivendosjen e rendit urban./Versus.al

Poll