Është zbardhur dëshmia e 35 vjeçarit, Dod Gjokës i cili u mor peng ditën e djeshme nga 3 persona nga fshati Tresh.
Në dëshminë e tij Gjoka është shprehur se kishte një konflikt të castit me 3 personat të cilët janë ende në kërkim nga policia.
“Me tre personat kemi pasur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të flas më shumë”, është shprehur para hetuesve, 35-vjeçari Dod Gjoka.
Emri i Dod Gjokës nuk është i panjohur për autoritetet shqiptare. Në vitin 2017, ai u arrestua për shkak se kishte vendosur një gjobë ndaj një biznesmeni nga Lezha, duke i kërkuar 25 mijë euro për të mos i vrarë djalin.
Por biznesmeni kërkoi ndihmën e policisë dhe ai u arrestua për kërcënim dhe shantazh.
Një hetim i thellë ka zbuluar se konflikti i mëparshëm i biznesmenit me disa persona të tjerë të paidentifikuar mund të ketë qenë shkaku i ngjarjes së dhunshme dhe pengmarrjes së Dod Gjokës./Versus.al








