AKTUALITET /

'U ngritën murët e drejtësisë së re', Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet sot

Në konferencën për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP), Altin Dumani deklaroi se reforma në drejtësi ka sjellë rezultate pozitive.

Shkruar nga Versus
'U ngritën murët e drejtësisë së re',
Altin Dumani

Në konferencën për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP), Altin Dumani deklaroi se reforma në drejtësi ka sjellë rezultate pozitive. Sipas tij, është arritur të goditet pandëshkueshmeria dhe mendësitë e vjetra.

Ai theksoi rëndësinë e ngritjes së institucioneve si KPK, KPA, dhe SPAK, të cilat kanë kontribuar tërësisht në krijimin e një sistemi drejtësie të pavarur dhe të drejtë.

Përveç arritjeve, Dumani gjithashtu përmendi disa sfida të rëndësishme që këto procese kanë hasur, si ngarkesa e madhe për prokurorët dhe nevojën për të trajtuar me urgjencë çështjet, përfshirë menaxhimin e çështjeve nga Komisioneri Publik dhe transferimin e rasteve të pazgjidhura tek SPAK.

Dumani: Është kënaqësi të ndaj disa referimet për disa procese të rëndësishme që i dhanë formë reformës. Për një demokraci më të fortë për të bërë të sigurt rrugën në BE. 7 vite nuk janë pak reforma ishte transformuese duke përshkruaer një proces gjithpërfshirës me të vetmin qëllim për ti sjell vendit sistem drejtësie profesional, me integritet me gjithçka tu kthejë besimin tek institucionet e reja të drejtësisë. 7 vite nuk janë pak për një punë voluminoze. KPK, KPA bën një punë me shembullin e tyre vendosën gur themelin e një ndërtese të re, të përzgjedhurit sot e konsideruan përgjegjësi të jenë pjesë e saj.

SPAK është një institucion i pavarur dhe 20 prokurorët në proces skanues. U ngritën murët e drejtësisë së re. Institucionet do luajnë rol në rrëzimin e mendësisë. Pandëshkueshmëria po tronditet sot. Një përparësi nga 31 dhjetori është administrimi i Komisionerëve Publikë, të gjitha çështjet e papërfunduara do i kalojnë SPAK. Parashikohet që drejtuesi do ketë një anagazhim shumë të madhe në përfaqësimin e këtyre çështjeve të Komisioni Pavarur Ankimimit.

Procesi i vettingut përbwn një ngarkesë të madhe për prokurorët për plotësimin e dokumentacionit. Kjo sfidë bëhet më e ndjeshme për ndjekjen e çështjeve penale. Për të ruajtur besimin që qytetarët kanë tek ne duhet të koordinojmë përpjekjet për integritet dhe profesionalizëm. Ju falenderoj për punën gjatë këtyre viteve./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: