
Tiranë- Një 35 vjeçar i identifikuar Kreshnik Bajrami ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës si pasojë e plagëve të marra nga përplasja me makinë në Fier më 24 gusht.
Ngjarja ndodhi pranë shkollës së muzikës kur Kreshnik Bajrami po kalonte rrugën në lagjen “Liri Gero” dhe u përplas ng mjeti tip “Range Rover” që drejtohej nga një 17 vjeçar në mënyrë të parregullt.
Pas ngjarjes, autori u arrestua nga policia për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i mjetit pa patentë”. I ndjeri la pas bashkëshorten dhe tre fëmijët. Versus.al







