
Tiranë- Ish kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka qenë sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku ka qëndruar për rreth një orë.
Pas daljes së tij nga ambientet e SPAK, Mziu ka deklaruar se ishte thirrur nga SPAK si person që ka dijeni për një kallëzim të bërë nga këshilltarët bashkiakë në 2019-ën për abuzime në dy tendera pastrimi të miratuar nga bashkia.
“Isha si person në dijeni për hetimin mbi kallëzimet e bëra nga këshilltarët e bashkisë në 2019-ën për dy tendera pastrimi”- u shpreh Mziu ndër të tjera.
Xhelal Mziu ka drejtuar bashkinë e Kamzës për tre mandate, ndërsa që prej vitit 2021 mban mandatin e deputetit të Partisë Demokratike. Versus.al







