AKTUALITET /

'U pyeta për gjithçka', nën hetim për falsifikimin e diplomës, në “lupë” dhe pasuria, Belind Këlliçi në SPAK: Nuk bashkëjetoj me gruan

Gjatë një prononcimi për gazetarët Këlliçi la të kuptohet se është pyetur për falsfikimin e diplomës së shkollës së mesme, një denoncimin i bërë ndaj tij nga avokati Idajet Beqiri.

Shkruar nga Versus
'U pyeta për gjithçka', nën hetim për
Belind Këlliçi

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës ka lënë ambjentet e SPAK pas dy orësh.

Gjatë një prononcimi për gazetarët Këlliçi la të kuptohet se është pyetur për falsfikimin e diplomës së shkollës së mesme.

Këlliçi: Jam pyetur se paskam paguar dhjetëra mijëra euro për të bërë foto me presidentin e SHBA Donald Trump. Ta pyesin vetë Trump, ça të them unë. Unë i kam dhënë deklaratat, kam dalë që në fillim e kam deklaruar që kam pasur zero kosto financiare. Jam pyetur për gjithçka, por duke qenë se më është kërkuar të ruaj sekretin hetimor, prisni reagimin zyrtar të SPAK

Kam dhënë të gjitha sqarimet shteruese në raport me shpifjet, mllefin vrerin e hedhur ndaj meje, për shkak se rrëzova një skemë korruptive me vlerën 1 miliard euro në inceneratorin e Tiranës dhe kam rrëzuar bandën më të madhe të hajdutëve që ka parë shqipëria dhe Ballkani, Banda e 5D, kreu i së cilës para pak momentesh ka dalë nga kolegët e tij dhe trokitësit në institucionin e Prokurorisë Posaçme.

Jam i hapur dhe në dispozicion të drejtësis për cdo pyetje sqarim të mëtejshëm detajim që mund të ketë në raport më mua, familjen time apo këdo që është person i lidhur me mua, që nga dita që unë kam lindur e deri sot.

Këtu besoj jam sqarues për pjesën time. Në raport me ndodhitë e ditës së sotme keni parë që për të dytën herë brenda këtij viti se pronari faktik i inceneratorit Tiranë dhe kreu i bandës 5D është paraqitur në SPAK. Nuk e di kush kanë qenë zhvillimet por nëse dikush mendon se duke përdorur persona të diskredituar dhe dënuar me vendim gjykate për mashtrim që në vitin 86, do arrijë të më mbyllë mua gojën apo të stepë PD denoncimin për aferat korruptive, e ka gabim.

Lërini mënjëanë këta që kanë firmosur, më dilni përballë me fytyrë kushdo që mendon se do të më intimidojë në misionin për të goditur korrupsionin në Bashkinë  e Tiranës. Kushdo që ka dika në raport me mua dhe raport me pretendimet e mia të nxjerrë fytyrën përballë ashtu si e kam nxjerrë unë duke firmosur në cdo faqe që kam dorëzuar.

Është një çështje e ezauruar në 2021-2023. Sqarimet i kam dhënë me shkrim në SPAK.  Jam diplomuar me vlerësime të larta në universitete amerikane. Edukimi im është arma ime më e fortë dhe krenaria ime më e madhe./Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: