AKTUALITET /

U raportuar si plagosje, policia zbardh ngjarjen e Vaut të Dejës

Sipas njoftimit të uniformave blu nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi me inicialet F.D, i cili dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor nuk është plagosur por si pasojë e temperatura të ulëta ka pësuar ngrirje të gjymtyrëve dhe për këtë arsye ka kërkuar ndihmë.

Shkruar nga Versus

U raportuar si plagosje, policia zbardh ngjarjen e Vaut të Dejës

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në fshatin Shllka të Vaut të Dejës e cila në fillim u raportua si plagosje me armë zjarri. 

Sipas njoftimit të uniformave blu nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi me inicialet F.D, i cili dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor nuk është plagosur por si pasojë e temperatura të ulëta ka pësuar ngrirje të gjymtyrëve dhe për këtë arsye ka kërkuar ndihmë.

Për shkak të terrenit të vështirë në malin e Cukalit, ku u gjet shtetasi F. D., ai po transportohet me këmbë, nga punonjësit e Policisë, deri tek autoambulanca që ka shkuar në afërsi të vendngjarjes.

Momentalisht, ky shtetas është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 11:20, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ka telefonuar një shtetas i cili ka thënë se në një stan, në vendin e quajtur “Fusha e Liqenit”, në fshatin Shllak, dyshohet se ishte i plagosur një shtetas.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.
Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast, rezulton se shtetasi F. D. (dyshohet me probleme të shëndetit mendor) nuk është plagosur, por si pasojë e temperaturave të ulëta, ka pësuar ngrirje të gjymtyrëve, dhe për këtë arsye, ka kërkuar ndihmë.

Për shkak të terrenit të vështirë në malin e Cukalit, ku u gjet shtetasi F. D., ai po transportohet me këmbë, nga punonjësit e Policisë, deri tek autoambulanca që ka shkuar në afërsi të vendngjarjes.
Momentalisht, ky shtetas është jashtë rrezikut për jetën./Versus.al

Poll