AKTUALITET /

U shpall në kërkim nga policia, tekniku i firmës Sokol Toma ku vdiq punëtori 36 vjeçar i dënuar nga GJKKO

Ish-drejtorit të Urbanistikës në bashkinë Lezhë Sokol Tema është proceduar dhe i dënuar disa herë. 

Shkruar nga Versus
U shpall në kërkim nga policia, tekniku i firmës Sokol Toma ku
Pallati ku humbi jetën 36 vjeçari Anton Zefi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e djeshme qytetin e Lezhës, ku 36 vjeçari Anton Zefi humbi jetën tragjikisht në punë.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë policia ka shpallur në kërkim, 52 vjeçarin Sokol Tomën mbi të cilin rëndojnë vepra penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm” pasi as nuk e kishte siguruar 36 vjeçarin që ndërroi jetë.

Por jo vetëm kaq me detyrë si i ish-drejtorit të Urbanistikës në bashkinë Lezhë Sokol Tema është proceduar dhe i dënuar disa herë. 

Kështu në mars të vitit 2024 është shpallur fajtor nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar së bashku me ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj dhe është dënuar me një vit dhe 6 muaj burg për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorim detyre’ vendim i cili zëvëndësua me provë me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij.

GJKKO gjithashtu vendosi që Toma të mos ushtrojë funksione publike për nja afat kohor 5 vjeçar.

Ndërsa në vitin 2020 ai është shpallur sërish në kërkim nga policia e Lezhës pasi kishte lejuar të ndërtimin në mënyrë të paligjshme një kat shtetesë të një hoteli në Shëngjin.

Sipas një denoncimi i ardhur në Versus.al emri i tij është i përmendur edhe në ndërtime të tjera shumëkatëshe në zonën bregdetare të Shëngjinit, përfshirë “Rana e Hedhun”, ku dyshohet se lejet e ndërtimit janë siguruar përmes falsifikimeve në bashkëpunim me zyrtarë lokalë në Lezhë./Versus.al

 

 

Poll