AKTUALITET /

U vra në SHBA, Françesk Shkambi kushëri me vrasësin e gjyqtarit në Tiranë! Hapi 'Gofundme' për të

Shkambi kërkoi të mblidhte para për kushëririn e tij që u arrestua për vrasjen e gjyqtarit me qëllim për t'i garantuar një mbrojtje ligjore cilësore.

Shkruar nga Versus
U vra në SHBA, Françesk Shkambi kushëri me vrasësin e
Shqiptari i vrarë në SHBA, Françesk Shkambi, Elvis Shkambi, i arrestuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

Detaje të reja janë zbuluar për Françesk Shkambin, 44 vjeçarin që u vra të dielën me armë zjarri në restorantin e tij në Michigan. Ai rezulton të jetë kushëri me Elvis Shkambin, të riun e arrestuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja më 6 tetor, brenda sallës së gjyqit në Tiranë.

Françesk Shkambi ishte personi i cili pak javë më parë ndërmori një iniciativë për hapjen e një llogarie në “GoFundMe” për të mbledhur fonde në ndihmë të Elvis dhe Gjon Shkambit, duke u prezantuar si familjar i tyre.

U vra në SHBA, Françesk Shkambi kushëri me vrasësin e
Llogaria në Gofundme e organizuar nga Françesk Shkambi

Objektivi i llogarisë së hapur ishte për të siguruar të ardhurat që të paguante një avokat për të arrestuarit, ndërsa u grumbulluan mbi 9 mijë dollarë.

Mediat amerikane shkruajnë se Françesk Shkambi dhe personi që e vrau, njiheshin me njëri tjetrin dhe kishin patur konflikte të vazhdueshme. Megjithatë ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e ngjarjes së rëndë. Dëshmitarët kanë deklaruar se autori 65 vjeçar e thirri Françesk Shkambin dhe sapo ky i fundit doli jashtë, e qëlloi me armë zjarri dhe u arratis. 

Autori u vetëdorëzua në polici, ndërsa arma e zjarrit tip "pistoletë" ishte raportuar e vjedhur më herët. Versus.al

Poll