
Për shkak të motit të keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi që ka përfshirë të gjithë vendin, policia ka shtuar prezencën në territor ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme si dhe të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit në rrugë.
“Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucionet e tjera, janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast që paraqet rrezik për përdoruesit e rrugës dhe për banorët në zonat ku është parashikuar që të ketë reshje të dendura shiu”- thuhet në njoftim.
Siç shihet nga pamjet ka edhe rrugë të bllokuara si pasojë e mosfunksionimit të kanaleve kulluese në disa zona. Firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve po punojnë për të pastruar inertet e rëna si pasojë e reshjeve të dendura dhe për zbllokimin e disa segmenteve të bllokuara nga shkarja e dherave dhe e gurëve. Versus.al
