
Avokati i Elvis Shkambit, Kujtim Ibraj bëri të ditur se klienti i tij ka shprehur pendesë të thellë dhe falje publike për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe dy të tjerëve. Sipas tij, veprimi i Shkambit është rezultat i tronditjes psikologjike të rëndë pas një kalvari të gjatë çështjesh civile, por mbetet një akt plotësisht i pajustifikuar.
Ai theksoi se Shkambi nuk ka tentuar të largohet, dorëzoi armën dhe ka bashkëpunuar me policinë, duke theksuar se arma nuk ishte me leje. Avokati shtoi se në të ardhmen mund të kërkohet ekspertizë mjekoligjore për gjendjen e tij psikologjike.
Shkambi ka kërkuar falje për të gjithë të prekurit, duke përfshirë edhe familjen Kalaja, dhe ka theksuar se veprimi i tij nuk mund të justifikohet.
Deklarata e plotë e avokatit Kujtim Ibraj ditën e sotme:
Avokati: Elvis Shkambi shpalli sot falje publike sa i përket vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Ka shprehur një vendim shumë të thellë për këtë ngjarje, kjo ngjarje Kjo ngjarje është krijuar si shkak i akomulimit të stresit dhe shumë vite kalvari të vuajtjeve të këtyre si familje në gjykatat civile. Ka qenë në kushte të tronditjes së lartë psikike në marrjen e vendimit, i cili ka krijuar një tronditje të thellë psikike për të kryer një krim të tillë.
Shtetasi Elvis Shkambi foli dhe e sqaroi pozicionin e tij në lidhje me krimin e kryer për kalvarin në gjykatat në Shkodër dhe në Apel dhe tha që drejtësia ka dështuar në këtë proces. Gjithashtu Elvis Shkambi foli me një elokuencë fantastike sa i përket momentit kur ndodhi krimi. Ai tha që në momentin kur dhe është dhënë vendimi ai është tronditur thellë dhe ka shtënë drejt gjyqtarit Astrit Kalaja.
Atëhere, shtetasi nën hetim ka qenë i tronditur dhe totalisht i mpirë pas kryerjes së krimit, pastaj pasi i ka ardhur vetëdija ka pritur policinë, ka dorëzuar pistoletën dhe ka pritur punonjësit e policisë, nuk është larguar, ka pasur mundësi edhe të largohet, e shprehu këtë fakt edhe vetë gjatë gjyqit, por nuk është larguar dhe ka pritur policinë me qetësi për shkak të ngjarjes që ai pretendon se ka qenë në tronditje të rëndë psikologjike.
Pyetje: Gjon Shkambi, çfarë pretendimi ka se prokuroria dyshon se është shtytës, a ka prova?
Avokati: Jo nuk ka prova që është shtytës, nuk ka marrë pjesë fare në momentet e ndodhjes së ngjarjes. Gjon Shkambi ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni që nipi i tij mund të kryente një veprim të tillë nuk ka pasur mundësi ta ndalonte nipin në momentin e shkrepjes së armës, sepse askush nuk i del armës para në ato momente. Gjon Shambi kur është dhënë vendimi ka dalë pothuajse nga salla, pra pasi Gjon Shkambi kishte kaluar derën e seancës Elvis Shkambi ka shtënë drejt gjyqtarit.
Pyetje: A nuk janë veprime shtytëse avokat kërcënimet që ka pasur në mënyrë të vazhdueshme në media për vrasje të banorëve që ishin në atë godinë?
Avokati: Nëse do kishim veprime që do kishte kanosje atëhere çështja duhet të kishte nisur që aso kohe dhe nuk flasim për kohën e sotme. Veprimet që Shkambi ka deklaruar në media atëhere Prokuroria duhet të kishte filluar hetime. Jemi në kohë të ndryshme.
Pyetje: Avokat ju thoni që në momentin që është dhënë vendimi klienti juaj ka ndjerë tronditje të fortë psikologjike dhe kushte të rënda të tronditjes. Kur ka nisur kjo tronditja psikologjia kur ai është futur në ambientet e Gjykatës me një send të ndaluar, siç është arma e zjarrit?
Avokati: Për hir të vërtetës ka qenë kjo, ky person mban një armë prej disa vitesh, ashtu ka deklaruar dhe në seancë, pasi ka punuar në disa institucione të sigurisë. Por, për këto do flasim në një kohë tjetër se për çfarë Elvis Shkambi ka punuar dhe pse ka mbajtur armën, por në momente të tilla është kjo, kjo familje ka vuajtur shumë sa i përket çështjeve civile.
Është familje që kanë hyrë edhe në shumë borxhe për shkak një kalvari të gjatë në procese civile dhe ndoshta tronditja e lartë ka qenë për shkak të humbjes dhe vendimit të dhënë nga gjykata duke qenë se do rikthehej edhe njëherë.
Pyetje: Arma ka qenë me leje?
Avokati: Arma nuk ka qenë me leje, por Elvis Shkambi pretendon që ka punuar në disa institucione të sigurisë. Unë po them atë që deklaruam në seancë.
Pyetje: Kërkuat ekspertizë për klientin tuaj mjekoligjore ndoshta?
Avokati: Jo sot, nuk ishte procedura për të kërkuar ekspertimin. Në një moment tjetër ne do ti drejtohemi Prokurorisë për ekspertimin mjekoligjor për shëndetin mendor të Elvis Shkambit.
Sot duhet ti shprehim ngushëllimet dhe një falje publike familjes Kalaja për vrasjen e gjyqtarit Qëllimi dhe veprimi i tij është totalisht i pajustifikuar. Elvis Shkambi ka kërkuar falje për dy të plagosurit edhe për Astrit Kalanë. Ka kërkuar falje publike për vrasjen e gjyqtarit dhe dy shtetasve të tjerë.
Pyetje: Gofundme duke kërkuar mbledhjen e parave, është normale në këndvështrimin tuja?
Avokati: Unë nuk kam dijeni për këtë pjesë, por nuk është e nevojshme që të krijojmë mite në këto momente, Duhet të jemi realist, është goditur një gjyqtar, është një veprim i pajustifikueshëm siç është shprehur edhe Elvis Shkambi.







