Klodian Kulla është 39 vjeçari i cili u gjet i pajetë në humnerë pasi u hodh mbrëmjen e djeshme nga ura 160 metra e lartë e fshatit “Fshat” në Klos. Trupi i pajetë u nxorr nga humnera mëngjesin e sotëm pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e zjarrfikësve dhe forcat ‘Shqiponja’.
Nuk dihen ende rrethanat që e kanë shtyrë 39 vjeçarin të hidhet nga ura më e lartë në Ballkan. Makina e tij ishte e ndaluar në mesin e urës, ndërsa grupi hetimor po kryen ekspertizën për të zbardhur plotësisht ngjarjen.
Përveç faktit që ishte nipi i Nehat Kullës, njërit prej emrave të njohur të botës së krimit në vend për ngjarjet e vitit 1997, Klodian Kulla rezulton të ketë qenë emër i njohur edhe për policinë. Ai ishte arrestuar në prill të vitit 2021 pas një operacioni të SPAK për arsenal armësh bashkë me 8 të tjerë. Në kërkim u shpall edhe i vëllai Akil Kulla, ndaj të cilit, GJKKO dha në qershor të atij viti dënimin me 8.8 vite burg. Versus.al


