AKTUALITET /

E rëndë në Klos, nipi i "gjeneralit" të krimit Nehat Kulla, hidhet nga ura më e lartë në Ballkan

Pas disa orësh kërkime, 40 vjeçarit është gjetur i pajetë dhe po punohet për nxjerrjen e tij nga vendi ku kishte përfunduar.

Shkruar nga Versus

E rëndë në Klos, nipi i "gjeneralit" të krimit

Dibër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në urën e fshatit Fshat të Klosit, pjesë e Rrugës së Arbrit. Dyshohet se është hedhur nga ura një 40-vjeçar, nipi i Nehat Kullës, një personazhi të njohur për krimet në '97-ën.

Ai ka lënë makinën në mes të urës, është ngjitur mbi mbrojtëset anësore dhe më pas është hedhur.

Ura është rreth 158 metra e lartë, duke u konsideruar si ura më e lartë në Ballkan. 

Pas disa orëve kërkim nga policia, ambulanca madje edhe banorët e zonës, trupi i 40 vjeçarit u gjet i pajetë. Forcat "Shqiponja" kanë mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga zona e thellë. Versus.al

 

Poll