AKTUALITET /

U vra mbrëmë në Velipojë, del FOTO e viktimës 22-vjeçar

Autorët e kësaj ngjarje, pronarët e hotelit ‘Holiday’, vëllezërit Frroku janë shpallur në kërkim nga policia, por ende nuk është rënë në gjurmët e vendndodhjes së tyre

Shkruar nga M.H
U vra mbrëmë në Velipojë, del FOTO e viktimës
Viktima Arsid Hoxha

Arsid Hoxha, 22-vjeç është viktima e dytë e ngjarjes së rëndë të Velipojës, nga ku mbeti i vrarë edhe kunati i tij, Ersild Ishmi.

Autorët e kësaj ngjarje, pronarët e hotelit ‘Holiday’, vëllezërit Frroku janë shpallur në kërkim nga policia, por ende nuk është rënë në gjurmët e vendndodhjes së tyre.

Është bërë më dije tashmë se sulmi e kishte patur zanafillën që në mes të qershorit.

Një konflikt mes kamarierit të lokalit dhe kuzhinierit kishte bërë që të ndërhynte viktima, Ersild Ishmin, për të mbrojtur kamarierin.

Ai qëlloi më armë zjarri drejt kuzhinierit, ndërsa njëri prej pronarëve të hotelit ndërhyri për të ndaluar përshkallëzimin e situatës.

Një ngjarje jo e lënë nën harresë nga 33-vjeçari, i cili mori kunatin e tij, Arsid Hoxha shkuan mbrëmjen e djeshme në ambientet e hotelit të vëllëzervë Frroku.

Aty situata agravoi dhe përfundoi me fundin tragjik të dy të rinjve./ Versus.al

Poll