
Shqiptari Amarildo Vllazeria, ish-kryetar i bashkisë së Mortsel-it në Belgjikë ra në prangat e policisë pasi doli në përgjimet e aplikacionit Sky Ecc.
Ai u arrestua të martën në lidhje me një hetim droge dhe më pas është liruar me kusht, sipas mediave vendase.
Banda e shënjestruar mësohet se është përfshirë në import dhe eksport të drogës si dhe transportin e tyre në periudhën 2020-2021.
Ish-kryetari nuk u rizgjodh këtë mandat legjislativ, por do të bënte betimin si këshilltar bashkiak të martën në mbrëmje për disa muaj, duke zëvendësuar një koleg partiak. Kjo nuk ndodhi për shkak të arrestimit.
Gjatë kontrolleve u gjetën mallra luksi, celularë dhe 9 mijë euro cash.
Po kush është Amarildo Vllazeria?
Jeta e tij dukej si një version i filmit ‘The American Dream’ , shkruan media belge HLN për 27 vjeçarin Amarildo Vllazeria.
I lindur në Shqipëri vazhdon më tej media belge, Vllazeria u transferua në Belgjikë në moshë fare të re dhe në moshën adoleshente shkaktoi trazira në rrugë. Ai studio për Real Estate në Kolegjin Universitar AP dhe më pas kryetar i Komunës Mortsel.
Para se të futej në politikë Vllazeria ishte një menaxher shitjesh në një kompani ndërtimi.
Ai njihej si një djalë i qetë megjithatë brenda qarqeve së politikës në Mortsel kishte dhe persona që nuk u habiten me arrestimin e Vllazerias.

‘Ai ishte një djalë shumë i butë por një figurë paksa e çuditshme. Ai mori rolin e avokatit për të rinjtë me probleme ekonomike në qendrën rinore, ndërkohë që lëvizte me një makinë shumë shtrenjtë. Të gjithë pyesnin se si mund ta përballonte’ është shprehur një burim për median belge.
Ndërsa një tjetër burim shtoi se dasma e Vllazerias me bashkëshorten e tij Gisem në fshatin San Marco vitin e kaluar ishte tepër luksoze, 'unë gjithë ashtu e kam pyetur veten si është paguar e gjithë kjo.'

Një një vit që ishte pjesë e kryesisë ai nuk dha shumë kontribut. Amarildo shpesh mungonte dhe madje etiketohej si dembel.

Hetimet gjyqësore në të ardhmen e afërt do të duhet të përcaktojnë nëse Vllazeria është përfshirë realisht në importin e të paktën 150 kilogramëve kokainë nëpërmjet portit të Antëerpen. Ish-kryetari u la i lirë me kushte nga gjyqtari hetues të mërkurën (26 mars).
Një rikthim politik është ndoshta shqetësimi më i vogël i Vllazerisë për momentin, mbyll shkrimin e saj media belge./ Versus.al








