
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në bypassin Fier-Vlorë, pranë kthesës së Pojanit, ku janë përfshirë 7 automjete që lëviznin në drejtim të Vlorës.
Si pasojë e përplasjes së fortë, tetë persona mes tyre dhe një foshnje kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
“Rreth orës 15:00, në bypassin Fier-Vlorë, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet me drejtues shtetasit A. B., E. Gj., Sh. K., A. B., V. N., R. M. dhe M. V. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjeret, shtetaset M. Rr., 52 vjeçe dhe S. Rr., 32 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për kontroll mjekësor tre prej drejtuesve, shtetasit R. M., 46 vjeç, M. V., 45 vjeç, V. N., 22 vjeçe dhe një foshnjë 1 vjeçe”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.








