Skandali i gjetjes së salmonelës në mishin e pulës të importuar nga Brazili, vijon të japë efektet. Së fundmi raportohet se është gjetur prani e salmonelës në 6 biznese të Vlorës ku edhe ishte shpërndarë mishi i pulës që hyri në Durrës më 21 mars dhe që u bllokua nga AKU.
Raportohet se në 3 fast food-e, 2 markete dhe 1 restorant, është shitur mishi i pulës i infektuar me salmonelë.
Nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nuk ka asnjë reagim për bizneset që e kanë shtiru mishin e pulës duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve, mes të cilëve shumë fëmijë.
Bëhet fjalë për fast food-e pranë shkollave ku kryesisht blejnë fëmijët. Dyshohet se numri i bizneseve që kanë tregtuar apo përgatitur sasinë e pulës me salmonelë është edhe më i madh.
Dyshohet se në vend ka hyrë më shumë se 8 tonë me mish pule që është i infektuar me salmonelë. Për ngjarjen, u shpall në kërkim Arben Gonxhe, pronari i kompanisë “AMG Food” që importoi mishin nga Brazili si dhe vëllai i tij, Mondi Goxhe, pronar i kompanisë ‘Dimal’ që mori mishin për të përpunuar produkte të ndryshme e për t’i shitur më pas. Versus.al








