AKTUALITET /

"U zgjuat papritmas dhe qenkemi pa leje", këshilltari bashkiak përplaset me drejtorin e IKMT për lirimin e hapësirave në Korçë

Ndërkaq më herët kryebashkiaku Sotiraq Filo mori vendimin për shtyrjen e aksionit për heqjen e tendave deri më 17 gusht pas përfundimit të festës së birrës.

Shkruar nga Versus

"U zgjuat papritmas dhe qenkemi pa leje", këshilltari bashkiak

Ditën e sotme në Korçë nisi aksioni për lirimin e hapësirave publike në pedonalen e qytetit, ku mes të pranishmëve ka qenë edhe vetë drejtori i Kontrollit të Territorit në bashkinë e Korçës.

Ky i fundit është hasur me një qëndresë nga ana e këshilltarit të pavarur bashkiak, Lazjon Petri i cili u ka kërkuar një vendim për heqjen e karrigeve dhe tavolinave të bizneseve për të cilat ai thotë se kanë vite në atë gjendje dhe paguajnë tarifë. Ndërsa e konsideroi të paligjshme shfaqjen e inspektorëve për të cilët thotë se në mënyrë të papritur po kërkojnë të heqin tavolinat e karriget që janë vendosur aty prej vitesh.

Pjesë nga përplasja:

Petri: Është fare e paqartë. Duam një vendim. Nëse nuk keni vendim, ju lutem vazhdoni.

Inspektori: Vendimi jepet për objektin. Ky është vendimi për tavolinat në hapësirë publike, nuk është objekt ky.

Petri: Po përse u kujtuat kaq kështu..papritur pa pandehur sot domethënë kur ka vite që e gjithë pedonalja ka qenë kështu dhe të gjithë kanë qenë në rregull, në përputhje me lejen kanë paguar tarifat. U zgjuat ju sot edhe qenkemi ne pa leje. Si ka mundësi?! Unë jam në mbështetje të qytetarëve këtu dhe ju them që jeni pa të drejtë.

Drejtori i IKMT, Korçë: Ju lutem largoni pak tavolinat e karriget dhe vazot nga këtu. Versus.al

Poll