
Prokuroria e Korçës lëshoi urdhër arresti ndërkombëtar për Kejsi Spahillarin, të renë e cila akuzohet se në vitin 2018 në bashkëpunim me partnerin Rexhep Vathi vranë partnerin tjetër që kishte Antonio Karafilin dhe më pas ngjarjen e paraqitën si vetëvrasje. Pas ngjarjes, Spahillari emigroi në Kanada, ndërsa në gusht të vitit 2024, Rexhep Vathi vrau veten.
Për këtë zhvillim, ka reaguar edhe nëna e të akuzuarës, e cila mes lotësh thotë se asgjë që pretendohet nuk është e vërtetë dhe se kemi të bëjmë me një sajesë të prokurorisë pa prova konkrete.
“Asgjë nuk është e vërtetë. Çdo gjë është sajesë, është e stisur. Nuk e njoh fare personin në fjalë, e dëgjoj për herë të parë. Jam e shokuar. Si ka mundësi që në kaq vite nuk u gjet asgjë, dhe tani shpiket kjo histori pa asnjë fakt konkret? Nuk e kuptoj si çdo akuzë merret si e mirëqenë. Vajza më ka thënë që nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje,” deklaron e ëma duke thënë se gjurmët e saj në çarçarin me të cilin u gjet i vetëvarur 18 vjeçari, janë si pasojë e tentativës për të ndihmuar që ta zbrisnin trupin e pajetë nga pema ku ishte varur. Versus.al








