AKTUALITET /

Vajza në Fier mb*ti babain me tel se nuk e linte të vishej ekstravagante, arrestohet dhe nëna

Pas këqyrjes së veprimeve hetimore, u konstatua se viktima ishte masakruar edhe në pjesët intime.

Shkruar nga Versus
Vajza në Fier mb*ti babain me tel se nuk e linte të vishej
Foto nga banesa ku ndodhi ngjarja në fshatin Frashër

Fier- Pas zbardhjes së krimit makabër në fshatin Frashër ku 26 vjeçarja Emalinda Rama mbyti babain e saj Anest Rama me tel, policia ka arrestuar edhe nënën e të resë.

Ditën e djeshme u publikuan detaje nga ngjarja makabër pas së cilës nënë e bijë kishin tentuar të fshihnin krimin duke pastruar trupin e 56 vjeçarit me qëllim që të dukej diçka aksidentale.

“Më pas, 26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, shtetasja E. R. ka njoftuar Policinë”, thuhej në njoftimin e djeshëm të policisë.

Pavarësisht se mohoi përfshirjen në krim, nëna e Ermalindës, Valbona Rama u arrestua pas shoqërimit në komisariat ku fillimisht u sqarua roli i saj në krimin e kryer nga vajza.

Sipas informacioneve të publikuara deri më tani nga rasti tronditës, e reja e ka mbytur me tel babain e saj dhe më pas në bashkëpunim me të ëmën e kanë dëmtuar në pjesët intime. Pas ngjarjes, Ermalinda Rama telefonoi policinë duke pretenduar se i ati kishte humbur jetën si pasojë e një ngjarje aksidentale.

Por veprimet e para hetimore krijuan dyshimet se 56 vjeçari mund të ishte vrarë. Më pas autorja pranoi krimin në polici duke u shprehur se babai i saj ishte fanatik dhe se nuk e linte të vishej sipas dëshirës, apo të dilte për t’u argëtuar. Sipas saj, babai i saj i ushtronte presion të përditshëm dhe kishte edhe debate të shpeshta për shkak se nuk i jepte para kur i kërkonte. Versus.al

Poll