
Tiranë- Dy vëllezër janë arrestuar nga policia në Paskuqan pas një konflikti që patën me njëri tjetrin. Në pranga kanë rënë Mazllam Marku i cili hapi zjarr me kallashnikov para banesës së vëllait dhe Adem Marku i cili akuzohet se dhunoi mbesën e tij.
Pamjet e publikuara nga policia tregojnë momentin kur 61 vjeçari Mazllam Marku i cili kishte precedentë të mëparshëm për kundërshtimin e policisë, merr automatikun dhe qëllon në ajër para banesës së vëllait të tij.
Ky agravim i konfliktit dyshohet se ka ardhur për shkak se Adem Marku kishte dhunuar vajzën e 61 vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al







