AKTUALITET /

"Vëllai i tij i drejtoi armën babait tim", flet i riu që plagosi kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit

Shkruar nga Versus
"Vëllai i tij i drejtoi armën babait tim", flet i riu
Autori, Sebastian Muçmata

Sebastian Muçmata, autori i dyshuar i plagosjes së Ervis Halilajt, kushëririt të kryebashkiakut të Kukësit Albert Halilaj, ka dëshmuar para bluve se konflikti kishte nisur për shkak të detyrës së vëllait të tij.

Muçmata tha se nuk kishte pasur qëllim që të vriste askënd dhe se po të donte ta bënte këtë mundësinë e kishte pasur, por shtoi se reagimi i tij kishte ardhur për shkak se vëllai i të plagosurit kishte drejtuar armën ndaj babait të tij Izet Muçmatës.

Ai tha se dy vëllezërit Halilaj, kishin dhunuar rëndë vëllain e tij Zenel Muçmata i cili punon në bashki si drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike. Elvis Halilaj ka pretenduar se Zenel Muçmata ka ndikuar ose ka ndërhyrë drejtpërdrejtë për largimin e tij nga puna.

Akuza: I pandehuri Sebastian Muçmata akuzohet për veprën penale të vrasjes me dashje në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake parashikuar nga nenet 76, 22, 278 dhe 25 të Kodit Penal. Çfarë keni për të thënë për këtë akuza dhe për këtë ngjarje?

Përgjigja e Sebastian Muçmata: Me faktin dhe akuzën u njoha dhe për sa më pyesni dhe më akuzoni kam për të shtuar se nuk kam shkuar për të vrarë njeri, por në momentin që kam shkuar, aty Qerimi (vëllai i të plagosurit) i ka drejtuar armën babait tim Izetit (Muçmata), në këto momente kam shkuar menjëherë te makina dhe kam marrë një armë tip pistoletë që e kisha në bagazh dhe kam qëlluar në drejtim të rrugës ku ishin dy vëllezërit Qerimi dhe Elvisi Halilaj, po të kisha qëllim për t’i vrarë unë e kisha atë mundësi, por nuk kam pasur qëllim vrasjen e asnjë personi. Unë, kur kam mësuar se pikërisht shtetasit Qerim e Elvis Halilaj kishin rrahur sot te agjencia e Bicajve vëllanë tim Zenelin, i cili ka ngelur pa ndjenja i shtrirë në tokë.

29-vjeçari u vetëdorëzua një natë më parë në Polici, disa orë pasi plagosi Elvis Halilajn në fshatin Bicaj të Kukësit. Versus.al

Poll