Kuvendi ka shpall listën me emrat e kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.
10 kandidatë kanë shprehur interes për të qenë pjesë e kësaj Gjykate pas dorëheqjes së Elsa Toskës.
Mes emrave të kandidatëve ka dhe ish-anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe ish-anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, por gjithashtu edhe anëtarë të Komisionit të Vettingut, të cilët janë:
Naureda Llagani, ish-kryetare e KLGJ të cilës i mbaroi mandati, Alfred Balla, ish-anëtar i KLP, Nurihan Sehiti ish-anëtare e KLP, Ronald Ilia, anëtar i Komisionit të vettingut, Irena Nino, Gentjan Zyrberi, Klodian Rado, gjyqtar i cili jeton në Kanada, Eris Hysi, Nertila Sadedini dhe Sinan Tafai.
Gjykata Kushtetuese aktualisht ka 8 gjyqtarë dhe ka në shqyrtim çështje 'të nxehta' si ajo e ish-kryeministrit, Sali Berisha i cili ka kërkuar shfuqizimin e masës “detyrim paraqitje” që u vendos fillimisht ndaj tij nga SPAK, të cilën e konsideron si antikushtetuese./Versus.al








