BOTA /

Kaos me fluturimet në Itali: Defekti në qendrën e radarëve, lë në tokë mbi 300 avionë

Trafiku ajror u bllokua për rreth dy orë mbrëmë në Itali. U shënua një ngadalësim në sistemin e transmetimit të të dhënave. Rreth orës 22:00 rifilluan fluturimet e para në aeroportet e Milanos, Bergamos, Torinos dhe Genovas. Më pas, pati sërish probleme dhe vonesa.

Shkruar nga Versus

Kaos me fluturimet në Itali: Defekti në qendrën e radarëve,

Një defekt në një radar të ENAV ka shkaktuar bllokimin e trafikut ajror në Veri-Perëndim të Italisë. Sipas Shoqatës së Aeroporteve të Lombardisë, një radar që nga Milano menaxhon ACC-në (Qendra e Kontrollit të Zonës) për të gjithë zonën veriperëndimore të Italisë ka dalë jashtë funksioni, duke bllokuar fluturimet në nisje dhe në mbërritje në aeroporte të rëndësishme si Orio al Serio, Linate, Malpensa, Genova dhe Torino. Autoritetet paralajmëruan menjëherë “vonesa të mëdha të paktën deri të dielën”, ndërsa avionët po devijoheshin tashmë. Më shumë se 300 fluturime janë prekur.

Megjithatë, ENAV bëri të ditur se trafiku ajror në Veri-Perëndim “po kthehet gradualisht në normalitet” dhe problemi është zgjidhur. Nisjet dhe uljet e avionëve ishin të pezulluara për rreth dy orë. Më pas rifilluan fluturimet e para nga ato që ishin pezulluar më parë. Pas këtij rifillimi të parë, që ndodhi rreth orës 22:15, u pezulluan sërish nisjet dhe uljet në aeroportet e Milanos, Bergamos, Genovas dhe Torinos. Paqëndrueshmëria e rrjetit të transmetimit të të dhënave në qendrën e radarëve në Milano duket se ka imponuar një tjetër ndërprerje të fluturimeve.

 



Poll