
Kolegji i Pavarur i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Milan Laskaj. KPA e dha unanimisht vendimin duke shfuqizuar vendimmarrjen e shkallës së parë të vettingut, KPK.
Prokurori Laskaj njihet për faktin sepse ka hetuar disa dosje të forrta ndër vite, ndërsa karrierën e tij e ka nisur në vitin 2000 duke shërbyer si prokuror në Tropojë, zonë tejet problematike.
Më pas ka punuar në Prokuroritë e Elbasanit dhe Lezhës, përpara se të transferohej në Prokurorinë e kryeqytetit.
Prokurori i Tiranës, Milan Laskaj, u shkarkua nga detyra më 27 mars 2024 prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për fshehje të pasurisë. Versus.al







