Vrasja e të miturit 14 vjeçar, Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij pak metra larg shkollës 9 vjeçare ‘Fan Noli’ pas një sherri që kishte nisur ditë më parë ka tronditi opinionin publik.
14 vjeçari i arrestuar ka goditur disa herë me thikë Martinin, ku për shkak të plagëve të marra ndërroi dhe jetë.
Pas ngjarjes në rrjetet sociale u publikuan disa foto të 14 vjeçarit si autori i dyshuar i cili mburrej me thikën e stërmadhe teksa ishte i ulur në sediljen e pasme të një mjeti, duke treguar dhe dorën e tij të gjakosur e të fashuar gjatë sulmit.
Por një këmbanë tjetër alarmin pas kësaj ngjarje tragjike është dhe një video e cila po qarkullon në rrjete sociale ku dy të mitur, kushëriri i autorit të dyshuar dhe një fëmijë tjetër komentojnë ngjarjen tragjike.
Dy të miturit jo vetëm që nuk e dënojnë ngjarjen por shprehen se kushdo që shan autorin që vrau Martinin do ta bëjnë shembull.
Njëri prej tyre duke e shoqëruar dhe me gjeste shprehet se ai duhet ta kishte goditur edhe në kokë, përveç se në zemër.
Më tragjikja nga ky bashkëbisedim është se njëri prej të miturve shprehet se sa të vijë në Shqipëri do të vras dhe një vetë./Versus.al







