AKTUALITET /

VIDEO / Arrestohet 49-vjeçari i rrezikshëm në Durrës, vrau në 2022 në Spanjë (EMRI)

Arrestohet Armando Masha, i kërkuar për një vrasje. Krimi, dyshohet se është kryer në kuadër të një grupi kriminal 

Shkruar nga a.b.

VIDEO / Arrestohet 49-vjeçari i rrezikshëm në Durrës, vrau

Kërkohej për vrasje në Spanjë, arrestohet në Durrës. Ky është fati i 49 vjeçarit durrsak Armando Masha, i kërkuar për një vrasje të ndodhur në Spanjë në 2022. Krimi, dyshohet se është kryer në kuadër të një grupi kriminal 

NJOFTIMI   

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 11”.  

Kapet në Durrës, një shtetas me rrezikshmëri shoqërore të lartë, i akuzuar në Spanjë, për vrasje, në kuadër të grupit kriminal.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 11”, lokalizoi në lagjen nr. 13, Durrës, kapi dhe vuri në pranga shtetasin:

A. M., 49 vjeç, i lindur në Durrës. 

49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas, Spanjë,në vitin 2022,  i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja", kryer në kuadër të grupit kriminal.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Spanjë, për të finalizuar ekstradimin e 49-vjeçarit, në Spanjë.

Poll