Një qytetare ka denoncuar një incident të ndodhur mbrëmjen e kaluar pranë semaforit te “9-Katëshet” në Tiranë, duke ngritur shqetësimin për përdorim force nga ana e një efektivi policie ndaj një vajze.
Sipas mesazhit të saj dërguar redaksisë së JOQ Albania, situata nuk është e qartë në detaje, por dëshmitarja thotë se ka dëgjuar vajzën duke thirrur "boll, boll", ndërsa një polic mashkull – në prani të një policeje femër – e tërhiqte vajzën zvarrë nga flokët dhe e çonte në pjesën e pasme të zonës ku ndodhej makina e policisë.
Ngjarja është parë nga qytetarja ndërkohë që ndodhej në një taksi. Ajo thotë se nuk ka mundur ta filmojë të gjithë momentin, por thekson se në fund të videos së saj mund të dallohet një pjesë e aktit të dhunës.
Mesazhi i qytetares:
"Mirëmbrëma JOQ, si kaluat. Dua të denoncoj një rast të ndodhur mbrëmë te semafori te 9-Katëshet në Tiranë. Nuk e di tamam çfarë ka ndodhur dhe nuk arrita ta kapja nga fillimi videon, por ishin policë meshkuj dhe një femër. Kam arritur të kap policin e parë që po shkonte mbrapa andej dhe një vajzë që bërtiste tërë kohën “boll, boll”. Duke qenë një police femër aty, “burri polic” që përfiton nga statusi që ka, ishte duke e dhunuar. Sido të ketë qenë situata, në asnjë shtet nuk lejohet të preket dikush me dorë nga shteti, e sidomos një femër. Kaq munda të kap. Ishim në taksi dhe s’mund të ndalonte aty, megjithëse ia kërkova. Por në momentin e parë, kur s’kisha nxjerrë telefonin, e kapi zvarrë nga leshrat e kokës. Dhe e çoi andej mbrapa. “Boll”, thoshte ajo vajza që po dhunohej. E tërhoqi zvarrë nga makina deri aty mbrapa ku e shihni në video. Për dreq s’e kisha telefonin në dorë dhe nuk arrita ta kapja, por te video e dytë vihet re pakëz në fund që çojnë prapë duar duke u gjuajtur".
View this post on Instagram







