AKTUALITET /

VIDEO/ Breshëri plumbash ndaj një “Audi” të blinduar në Bushat të Shkodrës

Qëllohet në drejtim të një automjeti tip Audi i blinduar. Ngjarja ka ndodhur në njësinë Bushat të bashkisë Vau Dejës.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Breshëri plumbash ndaj një “Audi” të blinduar

Ngjarje e rëndë në Bushat të Shkodrës.

Qëllohet në drejtim të një automjeti tip Audi i blinduar. Ngjarja ka ndodhur në njësinë Bushat të bashkisë Vau Dejës.

Policia ka gjetur të braktisur automjetin në fshatin Rranxa të Bushatit.

Efektivët janë duke punuar për gjetjen e autorëve që qëlluan ndërsa janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:55, në fshatin Rrenxa, Bushat, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen  e rrethanave, identifikimin e autorit dhe  dokumentimin ligjor të rastit.

 

Poll