
Bisedat e zbardhura në aplikacionin “whatsapp” ku tregohet neglizhenca kriminale e mjekëve të Onkologjikut ndaj pacientëve të sëmurë me kancer duke mos u vënë atyre në dispozicion ilaçet për kimioterapi, prej javësh kanë shokuar opinionin publik.
Së fundmi duke folur për këtë temë, analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë e cila mund të konsiderohet skandaloze për të gjithë ata persona të sprovuar të cilët janë të diagnostikuar me një sëmundje të tillë.
Duke folur mbi bisedat e zbardhura në aplikacionin “whatsapp”, Vangjeli i quajti të sëmurët me kancer që kërkonin të kuroheshin si “të dënuar nga Perëndia”, duke shtuar se në secilin shtet që të trajtoheshin, nuk do të mbijetonin.
“Tema është shumë e dhimbshme, flasim për njerëz të cilët i ka dënuar perëndia me vdekje dhe herët e vonë sit ë kuroheshin në Tiranë, Nju Jork ose Paris, kudoqoftë fundi i tyre është i dhimbshëm. Shumica e humbet këtë betejë herët a vonë.
Është detyrë e shtetit dhe madje e gjithë shoqërisë shqiptare që të ndihmojë individin. Mbas këtyre bisedave ka me qëindra e mijëra drama familjare të individëve vetë, të familjarëve të tyre të cilët vuajnë njëlloj si të tjerët”- shprehet Vangjeli. Versus.al







