AKTUALITET /

VIDEO/ Dhunë brutale ndaj blogeres dhe tre muaj arrati, gjykata e Tiranës cakton masën për motrat Berisha

Atonela Berisha është lënë në "detyrim paraqitje" për dhunën që ka ushtruar ndaj blogeres 24 vjeçare Klea Prenga.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Dhunë brutale ndaj blogeres dhe tre muaj arrati, gjykata e
Foto: 24 vjeçarja e dhunuar dhe momenti kur Antonela Berisha mbërrin në gjykatën e Tiranës

Antonela Berisha, ish-banorja e BBVIP1 e cila u dorëzua pak ditë më parë, është paraqitur sot në gjykatë ku iu caktua masa e sigurisë "detyrim paraqitje" për rrahjen brutale të 24 vjeçares Klea Prenga. Ndërsa motra e saj  u la në arrest shtëpie.

Me telefon në dorë dhe krejt e lirshme, ajo shihet teksa hyn në ambientet e institucionit e pashqetësuar në dukje.

Berisha prej 3 muajsh ishte në arrati së bashku me motrën e saj Mariela pasi dhunuan brutalisht 24 vjeçaren Klea Prenga, duke i thyer shishen e qelqit në fytyrë ndërkohë që kjo e fundit po konsumonte darkë në një prej restoranteve të Tiranës.

Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive xhelozie pasi Mariela Berisha dyshonte se partneri i saj e tradhëtonte me blogeren Klea Prenga. Kjo e fundit, raportohet të jetë ende në gjendje të rënduar pas ngjarjes së ndodhur për shkak se në fytyrë i janë shkaktuar dëme të pariparueshme, bazuar në raportin e ekspertizës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: