AKTUALITET /

VIDEO/ Dhunohet br*talisht pronari i “Tokyo”, autori dyshoi se e spiunuan te Rama

Dyshohet se autorët e sulmit janë pronarët e lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit ku ndodhi ngjarja.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Dhunohet br*talisht pronari i “Tokyo”, autori dyshoi se e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:30 në ambientet e kompleksit “Delijorgji” në Tiranë.

Pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj, është dhunuar fizikisht nga disa persona.

Dyshohet se autorët e sulmit janë pronarët e lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit ku ndodhi ngjarja, shkruan JOQ.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, ndërsa policia nuk ka dhënë një reagim zyrtar për incidentin.

Shkaku i kësaj dhune, po sipas dëshmisë së dërguar në redaksinë e JOQ, lidhet me një denoncim të supozuar, të bërë nga Kasaj pranë kryeministrit, Edi Rama në lidhje me zaptimin e hapësirave publike dhe përdorimin e tendave nga lokalet përreth.

Dyshohet se pikërisht ky denoncim ka nxitur autorët të ndërmarrin aktin e dhunshëm.

Në video shfaqet momenti i përplasjes fizike, ku dëgjohen qartë të shara dhe ofendime, ndërsa një person, i cili dyshohet të jetë Laert Kasaj, shihet duke mbuluar fytyrën e përgjakur me bluzën e tij.

Kujdes pamje të rënda:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Aktualisht nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit në lidhje me ngjarjen./ Versus.al

 

Poll