Dy persona janë arrestuar nga policia gjatë një aksioni të zhvilluar kundër armëmbajtjes pa leje.
Altin Pajaziti 23 vjeç dhe Kadri Prushi, 53 vjeç, të dy nga Kosova janë kapur brenda makinës ku qarkullonin me dy pistoleta të cilat planifikonin t’i shisnin për 10 mijë euro në Tiranë.
Policia ka publikuar edhe momentin kur forcat operacionale vepruan për të arrestuar dy të dyshuarit.
Ndërhyrja për arrestimin e tyre u bë teksa qarkullonin në autostradën “Lezhë-Fushë Krujë”. Ndërkohë grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe të personave të tjerë që mund të jenë përfshirë. Versus.al








