AKTUALITET /

VIDEO/ Ekstradohet nga Greqia djali i të 'fortit të Pogradecit', i bëri atentat djalit të biznesmenit

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “prishja e qetësisë publike”

Shkruar nga M.H
VIDEO/ Ekstradohet nga Greqia djali i të 'fortit të
Firdeus Berberi, momenti i ekstradimit

Policia ka ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë shtetasin Firdeus Berberi, i cili u arrestua bashkë me Laert Haxhinë, pasi në bashkëpunim me shtetasin Griseld Maxhari kanë plagosur me armë zjarri Johan Muçllarin, ngjarje kjo e ndodhur në 2022 në Pogradec.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “prishja e qetësisë publike”.

Berberi, një emër i njohur për policinë vendore dhe drejtësinë, akuzohet se më 25 prill të dy viteve më parë, bashkë me mikun e tij Gersi Maxhari, kanë plagosur pas një sherri djalin e një biznesmeni lokal, Johan Muçllarin, që mori plagë kritike. Pas krimit të dyshuarit u arratisën, teksa ndaj tyre nisi procedimi penal. Ngjarja ka pasur si shkak sherret e vazhdueshme mes dy palëve dhe konfliktet u mbyllën me plagosje.

Plagosja e të riut në vitin 2022 erdhi pas konflikteve mes dy familjeve.

Babai i Firedusit, Ilir Berberi i njohur ndryshe dhe si “Lili i Rrushkës” është person me precedentë penalë i implikuar në ngjarjen e goditjes së hotel “Voloreka” në gushtin e vitit 2020, por edhe i biri nuk është emër i panjohur për Policinë. 4 vite më parë ai u arrestua pasi po festonte ditëlindjen në lokalin e tij, kohë kur nuk lejoheshin hapja e bareve për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Më 5 maj 2020, Firdeus Berberi kishte organizuar ditëlindjen në ambientet e banesës së tij, një pjesë e së cilës ishte përshtatur për lokal. Policia e arrestoi me akuzën se ai kishte shkelur Aktin Normativ, por mbi të rëndoi dhe akuza e dhunimit të një efektivi policie, e gjitha e dokumentuar me video. Edhe pse në versionin e nënës së tij shkaktar i përplasjes ishte një polic civil i cili kishte hyrë nga dera e pasme e shtëpisë, ka bërë foto dhe në këtë moment djali nuk e ka lejuar, pasi “festa” po zhvillohej në banesë dhe s’kishin asnjë autorizim. Madje ajo shtonte se i biri ishte dhunuar paraprakisht.

Megjithatë Gjykata la në fuqi vetëm akuzën kundërshtim ndaj policit, për të cilën vendosi masën e sigurisë arrest në burg, duke e lënë më pas dhe të lirë. Ditë e gjyqit, edhe dalja e tij nga Gjykata dhe transporti drejt burgut u shoqëruar me përplasje mes familjarëve të të riut dhe uniformave blu.

Si ndodhi plagosja Johan Muçllarit?

Në dosje evidentohet se Berberi, ka qëlluar 4 herë me armë në drejtim të Johan Muçllari, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e këmbës. Në pamundësi për ta vrarë me pistoletë, teksa Johan Muçllari, ndodhej i shtrirë në rrugë, Firdeus Berberi, e ka sulmuar sërish, por këtë herë me thikë.

Njoftimi i Policisë

Ekstradohet nga Greqia në Shqipëri shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Firdeuss Berberi

Në kuadër të masave të marra për zbatimin e operacionit “Para drejtësisë” dhe aktivitetit intensiv të Policisë së Shtetit për shkëmbimin e informacionit me vendet e organizatat partnere për arrestimin, ekstradimin, sjelljen drejt Shqipërisë dhe vendosjen në dispozicion të organeve të drejtësisë të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, sot u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit Firdeuss Berberi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Pogradec, me vendim penal të datës 29.04.2022, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 76, 25 dhe 22, 278/1 dhe 274 të Kodit Penal.

Më datë 25.04.2022, në Pogradec, dyshohet se shtetasi Firdeuss Berberi, në bashkëpunim me shtetasin G. M. kanë plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Johan Muçllari.
Si rezultat i bashkëpunimit të “Interpol Tirana” me “Interpol Athina” u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë./ Versus.al

Poll