
Një ngjarje tjetër shqetësuese ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku dhuna mes disa të rinjve ka tronditur jo vetëm banorët lokalë, por edhe dhjetëra turistë që ndodheshin në zonë. Përplasja ndodhi pranë shëtitores kryesore, një vend i mbushur zakonisht me pushues dhe familje që shijojnë mbrëmjet verore.
Sipas dëshmitarëve, disa të rinj kanë nisur një debat verbal, i cili më pas ka degjeneruar në dhunë fizike.
Ata kanë përdorur mjete të forta, përfshirë edhe shkopinj bejsbolli, duke shkaktuar panik në mesin e kalimtarëve. Turistët e huaj, të papërgatitur për një skenë të tillë, janë larguar me nxitim, të frikësuar dhe të shokuar nga agresiviteti i situatës.
Lajmi është bërë i ditur nga qytetarë që ndodheshin në vendngjarje, të cilët kanë dërguar një video pranë redaksisë së JOQ.
Pamjet filmike tregojnë momentet e përplasjes së dhunshme mes të rinjve, duke nxitur reagime të shumta në rrjet.
Ende nuk dihet se çfarë ka çuar në përshkallëzimin e konfliktit deri në përdorimin e shkopinjve të bejsbollit. Ndërkohë, në lidhje me këtë incident, pritet një reagim zyrtar nga Policia e Sarandës.
View this post on Instagram






