
Biznesmenia Vilma Nushi është paraqitur sot në GJKKO për seancën që do të mbahet lidhur me padinë për shpifje të bërë prej saj ndaj deputetes së PD, Albana Vokshi.
Seancat e mëparshme janë shtyrë vazhdimisht, ndërsa palët nuk kanë pranuar pajtimin. SPAK pritet të mbajë qëndrim lidhur me pretendimet e Nushit se deklaratat e Vokshit për përfitime të paligjshme në tendera janë të pabaza, duke i kërkuar gjykatës të shpallë fajtore deputeten për akuzën e shpifjes.
View this post on Instagram
Nga ana tjetër Vokshi, pretendon se denoncimet e saj qëndrojnë, madje çdo denoncim e ka paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Emri i Vilma Nushit u përmend shpesh prej deputetes gjatë komisionit të posaçëm hetimor të ngritur për koncesionet e ‘Sterilizimit’ dhe ‘Check Up’ në Shëndetësi ku sipas Vokshit, kompania e Nushit ka përfituar fonde shtetërore pa kryer shërbime. Versus.al







