AKTUALITET /

VIDEO/ Grushte, karrige kokës dhe klientë që largohen të tmerruar, pamje nga sherri masiv mes dy grupeve në Korçë

Janë publikuar pamjet e sherrit masiv që ka ndodhur mes dy grupeve në një lokal pranë parkut të qytetit në Korçë, ku dy persona mbetën të plagosur me thikë. Siç shihet në pamje, një konflikt verbal që nisi mes dy grupeve u shndërrua shpejt në një përplasje fizike, e cila degradoi deri në përdorimin e karrigeve të lokalit, shkopinjve të bejsbollit dhe thikës.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Grushte, karrige kokës dhe klientë që largohen të
Pamje nga sherri

Janë publikuar pamjet e sherrit masiv që ka ndodhur mes dy grupeve në një lokal pranë parkut të qytetit në Korçë, ku dy persona mbetën të plagosur me thikë.

Siç shihet në pamje, një konflikt verbal që nisi mes dy grupeve u shndërrua shpejt në një përplasje fizike, e cila degradoi deri në përdorimin e karrigeve të lokalit, shkopinjve të bejsbollit dhe thikës.

Në fillim, në konflikt janë përfshirë vetëm tre persona, ku njëri shtrihet në tokë dhe dhunohet me grushte.

Edhe pse për një moment sherri duket se qetësohet, situata përshkallëzohet sërish, dhe më pas 54-vjeçari Dritan Pino plagos me thikë Sotiraq Shkurtën dhe Mihal Zhidron.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

 

Poll