Durrës- Policia ka arrestuar hajdutin e çantave dhe xhepave, Ilir Bibën, 44 vjeç.
Në videon e publikuar, shihet momenti kur Biba sulmon një grua 54 vjeçare teksa kjo e fundit po ecte dhe i merr nga dora çantën, duke e përplasur në tokë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mujo Ulqinaku”. Ndaj të arrestuarit rëndon akuza për veprën penale “vjedhja me dhunë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Versus.al







