Dy persona kanë mbetur të plagosur në një atentat me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 24 maj’ të qytetit të Vlorës.
Mësohet se kanë mbetur të plagosur Kevin Hajrulla dhe Armand Spahiu i plagosuri i dytë.
Ai është plagosur rastesisht, ka qenë tregtar i fruta perimeve aty pranë.
Siç edhe mund ta shikoni në videon e mëposhtme, makina ku ndodhej Hajrulla është bërë shoshë nga plumbat e kallashnikovit të lëshuara nga atentatorët.
I riu ndodhet në gjendje të rëndë në spital.







