AKTUALITET /

VIDEO/ Atentati në Vlorë, plumbat ndaj Kevin Hajrullës, plagosin aksidentalisht një të ri që po shiste fruta

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Atentati në Vlorë, plumbat ndaj Kevin Hajrullës, plagosin

 

Vlora është tronditur nga breshëritë e kallashnikovit mbrëmjen e sotme, ku një i ri ka mbetur i plagosur.  

Ai është 30 vjeçari Kevin Hajrulla, i cili është dërguar në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.

Por breshëritë e kallashnikovit të lëshuara nga atentatorët, kanë plagosur aksidentalisht dhe një të ri të identifikuar si Armand Spahiu 35 vjeç nga Roskoveci i cili punonte prej vitesh në Vlorë.

Në momentin e ngjarjes, ai po shiste fruta perime, në një dyqan pak metra larg vendit ku ndodhi dhe atentati.

Pas ngjarjes së rëndë, policia ka gjetur duke u djegur një makinë, në afërsi të fshatit Panaja.

 

Poll